
Për zgjedhjet e 11 majit janë regjistruar tre koalicione: Berisha-Meta dhe 25 parti, Shabani-Lapaj, dhe Alebiaj-Shehi.
Analisti Denis Dyrnjaja, i ftuar në “MCN Informacion”, shpreh bindjen se koalicioni i PD është krijuar me parti që ekzistojnë vetëm për kryetarët e tyre.
Sipas tij, ato janë kryesisht parti pa anëtarë, të udhëhequra nga kryetarë që ekzistojnë vetëm për të mbajtur postet e tyre.
Se si do të jetë pesha elektorale e këtyre koalicioneve do ta provojë dita e zgjedhjeve, si një test që jepet përpara popullit.
Nga njëra anë kemi aktorët klasik siç është PS që ka vendosur të dal e vetme në zgjedhje, sepse Rama vlerëson se të gjithë aktorët që janë në tregun politik janë njerëz pa peshë specifike elektorale, dhe ai i mendon si barrë dhe ka besimin se do ti fitojë i vetëm zgjedhjet.
Në krahun tjetër kemi Berishën që ka bërë një koalicion të gjerë prej 25 partish që në fakt janë kryetar partish me parti emra por pa parti me njerëz. Ndoshta e ka elektoratin, por e ka të padukshëm, p.sh. unë nuk e di nuk janë zhvilluar zgjedhjet e fundit në këto parti respektive që Berisha ka marrë te varka e tij.
Në po pretendojmë se jetojmë ne demokraci po në fakt vetë partitë politike nuk kanë demokraci të brendshme, nuk zhvillojnë gara, nuk zhvillojnë zgjedhje, nuk ka aty një numër dysh.
Të gjitha këto janë parti kryetar -shofer, kjo të të lë kuptosh se këto janë parti që ekzistojnë thjeshtë për karrigen e kryetarit dhe kryetari do ti japi Berishës një ide se është një spektër i gjerë politike.
Sipas Dyrnjajës, Partia Demokratike do të ishte më mirë të tregonte forcën e saj të vetme në zgjedhje, sesa të përpiqet të bëjë koalicione me “rrangallat” politike që i vijnë nëpër këmbë dhe që krijojnë edhe papëlqyeshmëri tek elektorati.
Më mirë PD të tregonte forcën e saj aq sa e ka, sesa të përpiqet më këto rrangallat politike që i vijnë nëpër këmbë dhe krijojnë edhe vet një lloj papëlqyeshmërie me vjetërsinë e saj nëpërmjet tyre.
Në vend se të krijoj ajrin e ri politik, vjetërsohet edhe më shumë duke marrë me vete në autobusin e saj të lodhur politik disa njerëz që janë të lodhur edhe vet.
Sa i përket forcës së koalicioneve të partive të reja, Dyrnjaja është skeptik dhe shprehet se pritshmëritë nuk janë të mëdha, pasi këto parti nuk kanë treguar një jetë demokratike të brendshme.
Ai shton se, edhe pse ka disa liderë të ri që dalin në media, nuk dihet se çfarë qëndron pas tyre.
Sa i takon koalicioneve të partive të reja ka pritshmëri por edhe këto pritshmëri janë fakultative. Sepse edhe vet këto parti të reja nuk kanë se kanë një jetë demokratike të brendshme. Edhe te këto kemi krijuar epruvetë disa lider që dalin mediatikisht por se dimë së çfarë ka pas tyre.
Miminalisht presim nga ta që të ndodh një gjë e ndryshme nga ajo që sjellin partitë e vjetra.
Do ishte risi që të hynin në parlament, të thyenin dyshen PD-PS, të krijonin një ishull të ri që mund të pretendohet të krijonin një rrymë të re politike.



