
Qeveria keniane po lufton përhapjen e virusit HIV me një fushatë mbarëkombëtare, por shkalla e përhapjes së sëmundjes mbetet e madhe: Në vitin 2018, kanë rezultuar pozitivë në teste 46 000 njerëz, 8 000 prej të cilëve janë fëmijë nën 15 vjeç.
Me 1.6 milion kenianë që jetojnë me SIDA, vendi i Afrikës Lindore është i treti në listën e më të prekurve në botë.
Transmetimi i HIV-it, virusi që shkakton SIDA-n, nga nëna tek fëmija është akoma i zakonshëm dhe jashtëzakonisht i vështirë për t’u kontrolluar, kryesisht në lagjet me të ardhura të ulëta të kryeqytetit Nairobi, dhe foshnjat shpesh infektohen gjatë ushqyerjes me gji.
Megjithë kujdesin shëndetësor falas, 4 000 të mitur vdiqën nga shkaqe të lidhura me HIV në vitin 2018. Të qenit me HIV është akoma një tabu dhe mund të çojë në përjashtim nga shoqëria. Disa gra nuk pranojnë të marrin ilaçe për të shmangur dyshimet.
Kenia investon qindra miliona euro çdo vit për të luftuar epideminë. Që nga viti 2010, infeksionet e fëmijëve janë ulur me 41 për qind. Por mbetet shumë për të bërë.



