
Nënkryetari i Parlamentit, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj thotë se Grupi Parlamentar i PD nuk do marrë pjesë në Komisionin e Posaçëm të reformës zgjedhore nëse nuk ndryshon përbërja e tij. Ndërkohë, ai paralajmëroi se brenda ditësh mund të realizohet hapi I parë I bashkimit të demokratëve përtej grupit parlamentar.



