“Xhadat” në sezonin e ri, Delinda Disha rrëfen suksesin e emisionin investigativ

“Xhadat” në sezonin e ri, Delinda Disha rrëfen suksesin e emisionin investigativ

Moderatorja dhe aktorja Delinda Disha e ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka folur për karrierën e saj si aktore ku veçon si pikën e saj më të fortë imitimin, një dhunti që siç ajo e quan ka lindur bashkë me të.

Ajo ka folur dhe për sezonin e ri ‘Xhadat’ që ka startuar për të cilin shprehet se gjithçka po shkon mjaft mirë dhe se me kolegen e saj Franceskën ka një marrëdhënie shumë të mirë.

Në përgjithësi kështu jam shumë energjike dhe solare. Unë të gjitha momentet që kam të gëzueshme apo jo përpiqem që ti ndaj duke qenë se jam dhe person publik. Nuk besoj tek syri i keq.

Sezoni i ri ‘Xhadat’ ka startuar dhe është shumë mirë. Kemi një kimi dhe energji të mirë me Franceskën me të cilën kam pasur mundësi të jem në disa shfaqje, projekte teatrore madje dhe në akademi. Franci ka qenë pas meje si kurs, kemi shkuar shumë mirë dhe te Xhadat kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Imitimi është pika ime e fortë, një dhunti që ka lindur me mua.

Kur kam imituar për herë të parë Orinda Hutën të gjithë kanë qeshur dhe se kanë besuar. Miss Dhoqina ishte personazhi që më bëri të famshëm ishte karakteri me të cilin dola në një format humori. Disa nga imitimet sidomos ato politike janë reale.

Sa i përket temave që trajtohen në emision ajo shprehet se patjetër që kanë atë impaktin e vetë, por ajo mundohet që pasi e mbyll punën mos ti çojë në shtëpi shqetësimet dhe pse profesioni i aktores e ndihmon ti menaxhojë emocionet.

Ndikohesh sidomos nga temat me probleme shëndetësore apo varfëri të tejskajshme, edhe përfshihesh emocionalisht.

Madje ndonjëherë të duket vetja dhe e keqe në thonjza, por duke qenë se është emisioni satiro-investigativ ti godet përmes satirës. Profesioni im si aktore më bënë që të kaloj shumë shpesh ngarkesën sepse i menaxhon emocionet dhe kur mbaroi përpiqem që gjithçka ta lë aty te xhaketa e moderatores dhe në shtëpi të mos e transmetoj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy