Arrestimi i turqve, Thaçi reagon ashpër ndaj Albin Kurtit: Financohet nga Irani dhe takohet me njerëz të Putinit

Arrestimi i turqve, Thaçi reagon ashpër ndaj Albin Kurtit: Financohet nga Irani dhe takohet me njerëz të Putinit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për arrestimin dhe ekstradimin shtetasve turq, por ka komentuar edhe akuzat e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe opinionistëve se presidenti ka qenë në dijeni për arrestimin dhe deportimin e gjashtë turqve.

Thaçi thotë se sa i përket asaj që ka lexuar nga një opinionistë nga Shqipëria, thotë se “akuzat e tyre janë zero dhe janë njerëz dhe zëra të atyre që kanë djegur Shqipërinë në vitin 1997, por këtë në Kosovë nuk do t’ia arrijnë”.

Sa i përket lideri të Vetëvendosjes, Thaçi tha se Kurtit i është bërë obsesion emri i tij, prandaj porositi gazetarët që ta pyesin atë (Kurtin) për ekipet e Vetëvendosjes që i çon ai në trajnimin në Stamboll.

Është mirë t’ju tregoj juve se kush i çon ekipet e tij të rregullta mujore në trajnime në Stamboll. Kush janë atë njerëz që i trajnojnë dhe financojnë këta njerëz të VV-së. Kurti duhet të tregoj edhe kush janë njerëzit nga Irani, që ia financojnë partinë dhe atë personalisht. Për këtë mund t’ju tregojë edhe Glauk Konjufca. Përgjigjen e dinë ata, e di edhe unë. Lë ta dijë edhe populli i Kosovës”, tha Thaçi, raporton Telegrafi.

Më tej Thaçi tha se “Kurti duhet të tregojë edhe për lidhjet e tij me njerëzit e Putinit që janë instaluar në Ballkanin Perëndimor dhe me të cilët takohet nganjëherë në vende të ndryshme të Ballkanit dhe jashtë”.

Ai njeri është dhe ideatori dhe njerëzit e rrethit të tij themeluesit e organizatës terroriste ‘Syri i Popullit’, që ka përpiluar lista për ekzekutimin e njerëzve në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri”, tha Thaçi, duke akuzuar Kurtin se agjenda e tij përputhet me atë të Serbisë që nga Rambujeja. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy