Banka Botërore: Varfëria në Shqipëri do rritet nga Covid-19

Banka Botërore: Varfëria në Shqipëri do rritet nga Covid-19

Shqipëria mbetet një nga vendet më të cënueshme nga pasojat e Covid-19, që lidhen me karakteristikat e ekonomisë së saj, si niveli i lartë i vetëpunësimit dhe informalitetit. Shkalla e papunësisë pritet të arrijë nga 40% që është sot, deri në 48%.

Sipas një raporti të fundit të bankës Botërore, që vlerëson se si "COVID-19 Mund të Ndikojë në Varfërinë dhe Mirëqënien e Familjeve në Ballkanin Perëndimor", veçanërisht të rrezikuar janë personat e vetëpunësuar, me punësim informal dhe ata me punë të përkohëshme ose me kontrata jo shumë të sigurta.

Masat e qeverisë në përgjigje ndaj krizës, të cilat ndihmojnë firmat në sektorin formal të ruajnë vendet e punës nuk do të mund të arrijnë drejtpërdrejt te punësuarit informalë. Shumë prej këtyre të punësuarve informalë ose të të vetëpunësuarve nuk janë përfitues të të asistencës sociale, mjetit të fundit mbrojtës të rezervuar për më të varfërit, duke i lënë ata të pambrojtur.

Rreth 14 deri 33 për qind e të punësuarve në sektorët shumë të prekur nga kriza e COVID19 në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë të vetëpunësuar, e për këtë arsye ata janë edhe më të cenueshëmit.

Kjo përqindje është veçanërisht e lartë në Shqipëri dhe Kosovë.

Gati një e treta e punëtorëve në sektorët e prekur nga kriza, kryesisht në Shqipëri dhe Kosovë, janë të vetëpunësuar dhe veçanërisht të rrezikuar ndaj humbjes së të ardhurave.

Shqipëria

Kriza e shkaktuar nga COVID-19 dhe masat kufizuese pritet të përmbysin arritjet e fundit në drejtim të reduktimit të varfërisë në Shqipëri. Në Mars, Shqipëria vendosi të mbyllë hotelet, teatrot dhe aktivitetet e tregtimit të artikujve jo-jetik si dhe kufizoi lëvizjen e njerëzve si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Shumë sektorë të industrisë, përfshirë tekstilet, minierat, qendrat telefonike dhe ndërtimi, u detyruan të zvogëlojnë veprimtarinë për shkak të zbatimit të masave për distancim social por edhe për shkak të rënies së kërkesës si rezultat i kolapsit të porosive për eksport. Ka gjasa që edhe emigrantët shqiptarë të preken nga kjo krizë globale, e cila çon në reduktim të të ardhurave e për rrjedhojë edhe të remitancave.

Sipas simulimeve të kryera për këtë shënim vlerësohet se shkalla e varfërisë në Shqipëri mund të rritet me 4 deri në 8 pp, duke shkuar në rreth 40 për qind në skenarin e parë dhe 44 përqind në skenarin e dytë. Kështu pra, sipas skenarit më optimist, varfëria do të arrinte në nivelin e vitit 2012 dhe, sipas skenarit më pesimist, ajo do të ishte e barabartë me nivelin e vitit 2005.

Meqenëse shumica e njerëzve që punojnë në bujqësi janë tashmë të varfër, dhe simulimi nuk supozon ulje të të ardhurave në bujqësi, rritja e varfërisë do të vijë kryesisht si rezultat i njerëzve në qytete të cilët punojnë në sektorin e shërbimeve dhe pritet të humbasin një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tyre.

Kosova

Me ndërprerjen e aktivitetit ekonomik dhe rënien drastike të remitancave si rezultat i COVID-19, ka gjasa që efektet në varfëri në Kosovë të jenë të konsiderueshme. Një numër i shumë i madh individësh pritet të humbasin vendin e punës, veçanërisht ata me kontrata me afat të caktuar, punëtorët sezonalë dhe të punësuarit në sektorin informal.

Kosova ka një sektor të madh ndërtimi, i cili është veçanërisht i ndjeshëm pasi përbën një burim të rëndësishëm të të ardhurave për shtresat e varfëra dhe të cenueshme në zonat urbane.

Në të vërtetë, simulimi i kryer për këtë shënim sugjeron se 57,000 - 148,000 njerëz mund të bien në varfëri, ndërsa klasa e mesme mund të tkurret me rreth 100,000 njerëz. Kjo është ekuivalente me një rritje prej 4-10 pp të shkallës së varfërisë.

Megjithëse asistenca sociale është një burim i rëndësishëm i të ardhurave për të varfërit (rreth 15 për qind në 2017) dhe në njëfarë mase do t’i mbrojë ata nga efektet e krizës, më shumë se gjysma e njerëzve që do të bien në varfëri nuk përfitojnë nga asnjë program aktual i përkrahjes sociale (megjithëse rreth 40 për qind e tyre marrin pension), duke rritur  kështu nevojën për zgjerim të mbulimit dhe ndoshta edhe bujarinë e programit të transfertave në para fizike me qëllim lehtësimin e efekteve nga rënia e të ardhurave

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy