
30 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të ndodhur në një pikë karburanti në rajonin e Dagestanit të Rusisë.
Si pasojë e zjarrit krahas viktimave, 105 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e së hënës në një pikë karburanti në periferi të Makhachkala.
Sipas departamentit hetimor të Komitetit Hetues të Dagestan, zjarri u shënua në ndërtesën e një stacioni të shërbimit të makinave gjatë mirëmbajtjes së një makine, ku pati një shpërthim, ndërsa më pas zjarri u përhap në një pikë karburanti aty pranë.
Nga ana e autoriteteve vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.



