"Dëshmitë nga vendet e ndryshme po na japin një pamje më të qartë të këtij virusi, si sillet, si ta ndalojnë dhe si ta trajtojmë. Ne e dimë që COVID-19 përhapet shpejt dhe ne e dimë se është 10 herë më vdekjeprurëse sesa virusi i vitit 2009”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në konferencën koronavirus të mbajtur në Gjenevë.
Pandemia e 2009-2010 ishte ajo e gripit të derrit, e quajtur edhe H1N1, e cila shkaktoi rreth 18 mijë vdekje në botë dhe qindra mijëra infeksione, veçanërisht në kontinentin amerikan.
"Ne e dimë se në disa vende, rastet e COVID-19 dyfishohen çdo 3-4 ditë. Virusi përhapet shumë shpejt, por ngadalësohet shumë më ngadalë. Kjo do të thotë që masat kufizuese duhet të revokohen ngadalë dhe me kontroll. Nuk mund të ndodhë menjëherë, por vetëm nëse shëndeti publik ka marrë masat e duhura", tha numri një i OBSH-së.



