Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte kërkoi nga Zelensky të qetësojë tonet ndaj Trump dhe ti jetë mirënjohës për ndihmën ushtarake.
Ajo që i thashë Zelenskyt është, "shiko çfarë ka bërë Trump në të kaluarën". Ai i vuri në dispozicion Javelin në 2019. Ukraina nuk kishte asnjë shans kundër rusëve në shkurt 2022, sepse Evropa nuk kishte dhënë asgjë. Presidenca e Trump-it, duhet të marrë meritat. Po ashtu kam pasur një telefonatë të gjatë me presidentin Trump të enjten dhe shumë kontakte me qeverinë amerikane kur bëhet fjalë për NATO-n. Ne duhet të bashkohemi, Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Europa për të sjellë një paqe të qëndrueshme në Ukrainë.
Ndërkohë, Rutte kërkoi edhe nga Europa rritje të shpenzimeve ushtarake.
Reagimet e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s vijnë pas takimit të tensionuar mes Presidentit ukrainas dhe atij të SHBA, takim i cili u shoqërua me debate dhe që nuk prodhoi një marrëveshje.



