
Një sponsor i bodybuilding-ut dhe aktorit Arnold Schwarzenegger e ka hequr atë si ambasador të kompanisë pas deklaratave të tij anti-maska.
Një zëdhënës i kompanisë së suplementeve REDCON1 i tha “The Hill” se ata zgjodhën të ndërpresin kontratën me Schwarzenegger për shkak të komenteve të tij “anti-amerikane”.
“Për të qenë të qartë nuk u tërhoqëm nga evenimenti për shkak të çështjes së maskës. Ne e kuptojmë rëndësinë e sigurisë publike si dhe përgjegjësitë e të gjithë organizatorëve të ngjarjeve. Këto janë kohë të paprecedenta dhe për ne ka rëndësi siguria publike.
Ne zgjodhëm të ndërpresim sponsorizimin për shkak të komentit të Arnold. Fjalët e tij kanë ndikim në të gjithë botën dhe ideologjia e tij është e rrezikshme dhe anti-amerikane”, tha zëdhënësi.
Në një intervistë në fillim të këtij muaji, Schwarzenegger i tha prezantueses së CNN, Bianca Golodryga dhe nënkolonelit të ushtrisë amerikane në pension, Aleksandër Vindman, se ka ende njerëz që e mohojnë pandeminë dhe këta njerëz që nuk vendosin maskë janë “shuplakë për qeverinë”.
“Ju keni lirinë të vendosni nëse doni të vishni maskë apo jo. Por e dini çfarë? Të mos vendosësh maskë je një “shuplakë”. Sepse ti supozohesh të mbash maskë për të mbrojtur miqtë tuaj amerikanë.”, tha Schwarzenegger.



