
Kthimi i Krimesë në Ukrainë është i pamundur sepse është pjesë integrale e Rusisë.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga agjencia Tass.
Për momentin Rusia nuk sheh kushtet për një zhvillim paqësor të situatës në Ukrainë. E përsërisim edhe një herë se për momentin nuk shohim asnjë parakusht për lëshimin e gjithë kësaj historie në një drejtim paqësor.
Derisa operacioni special ushtarak po vazhdon, ne po shkojmë drejt arritjes së qëllimeve të vendosura.
Më 24 shkurt u mbush një vit nga dita kur Rusia ndërhyri ushtarakisht në Ukrainë.



