Berisha: Lista e Ramës, kandidatë me dosje në SPAK dhe patronazhistë famëzinj

Berisha: Lista e Ramës, kandidatë me dosje në SPAK dhe patronazhistë famëzinj

Në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se grupi i parë i listës së Edi Ramës janë që të gjithë pa përjashtim me dosje të rënda SPAK, aferash korruptive ndër më të mëdhatë dhe lidhje me krimin ndër më të tmerrshme.

Ai tha se simbol i kësaj liste, përveç Edi Ramës vetë, është Taulant Balla.

Grupi tjetër, është grupi i patronazhistëve famëzinj, të cilët nuk kanë ligj as moral, mercenarë të vërtetë që shkelin kushtetutën për privilegjet e tyre për të mbrojtur pushtetin.

Vendosen në lista, sepse njëri i thotë se Rama është Zeus, se tjetra thotë se, Rama është 10 hapa para. E treta thotë, është brand botëror.

Pra, lista e turistëve, është lista, duhet ta themi haptas, është lista më qesharake që është paraqitur ndonjëherë.

Sepse, çfarë ndodh? Këta vijnë e shkojnë.

Marrin një mandat, rrinë 4 vjet, vazhdojnë punën e tyre dhe merr një grup turistësh tjerë, i sjell, i merr dhe këta i quan fasada, i quan meremetim, këta i quan ripërtëritje.

Po ripërtëritja nuk është një proces turistik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy