Komisioni i Pavarur i Vetingut ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtarin Albano Çepele. Ky i fundit e ushtronte detyrën si gjyqtar, në Gjykatën e Shkodrës. Ndërkohë, KPK njoftoi sot se pas problemeve të gjetura në kriterin e pasurisë, u vendos shkarkimi i Çepeles nga sistemi i drejtësisë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi mungesë burimesh për blerjen e një apartamenti, si dhe pati dyshime për veprime korruptive dhe probleme me profesionalizmin.
Ndërkohë, gjyqtari Alban Çepele mësohet se ka edhe problem shëndetësore, pasi vuan nga një sëmundje që i vështirëson aktivitetin fizik.



