
Gazetari Robert Papa deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se nuk ka asnjë shans që amerikanët të largohen nga Kosova ku kanë interesa të mëdha dhe se Kurti është shumë i vogël që të prishë marrëdhëniet e shqiptarëve të Kosovës me Amerikën. Duke vijuar më tej me logjikën e tij Papa tha se kryeministri i Kosovës duhet të kuptojë që pa kontaktuar dhe biseduar me amerikanët nuk mund të marrë asnjë vendim. Papa tha më tej se Rama përsëri është në krahun e serbëve. "Duartrokitjet tregojnë që Kosova është pjesë e Evropës dhe nuk ka asnjë shans që amerikanët të largohen nga Kosova ku kanë interesa të mëdha, një bazë ushtarake. Kurti është shumë i vogël të prishë marrëdhëniet e shqiptarëve të Kosovës me Amerikën, madje as Blinken nuk është aq i madh sa të bëjë të prishet lidhja jonë me amerikanët. BE nuk e ka me popullin shqiptar, e ka me Kurtin. Kosova nuk është shtet si shtetet e tjera, Kurti duhet ta kuptojë këtë, nuk e ka sovranitetin si Shqipëria, Italia, ka një pjesë të sovranitetit të dhuruar pasi janë trupat e huaj. Kurti duhet të kuptojë që pa kontaktuar dhe biseduar me amerikanët nuk mund të marrë asnjë vendim. Nuk duhet të sanksionohet viktima, Kosova dhe indirekt të favorizohet krimineli, ata që kanë kryer krime për 100 vjet. Bugajski e tha mirë, idea e protagonizmit fals të Ramës është e pakuptimitë. Në këto çaste të vështira për gjysmën e kombit tonë të jesh nga ana e Vuçiçit është tradhti kombëtare. Europianët po bëjnë trysni, personalisht s’më pëlqen asnjë lloj sanksioni ndaj Kosovës. Nuk ka pse të ketë dënime kolektive, ç’faj ka populli kosovar, thuaje troç për Albin Kurtin. Bugajski e tha që akuzohemi se shqiptarët nga të dyja anët e kufirit në 30 vitet e fundit tregojnë që s’po bëjnë dot shtet". "Amerikanët janë të drejtpërdrejtë, nëse kanë diçka ta thonë haptas. Rama u ndje i ofenduar, Kurti e sfidoi, i tha nëse e një plan çoje për në Preshevë. Kush i kërkoi Ramës mendim? Në rastin më të mirë hesht. Si mund të ketë një draft me disa dhjetëra faqe. Këtë punë e kanë amerikanët, kanë hyrë franko-gjermanët. Në Kosovë nuk mund të bëhet asgjë pa viston e amerikane. Ato troje janë tokë e ndikimit amerikan, kanë bazë ushtarake, kanë harxhuar miliarda dollarë kur e çliruan. Rama përsëri është në krahun e serbëve. Ai nuk thotë një fjalë kundër Vuçiçit. E tha dhe Bugajski. Rama përfaqëson një parti që në 1941 ka qenë pro Titos. Ai të heshtë ose të kontaktojë me Kurtin. Kurti mund të jetë marksist, enverist, i paaftë, i korruptuar, pot është shqiptar. Mes Kurtit dhe Vuçiçit nuk do diskutohet që do zgjidhja Kurtin nëse do isha kryeministër. Këtu luhen miliarda, është Trepçja. Vuçiç, Rama dhe Tony Bler ishin bashkë për të marrë trojet e Kosovës, dështuan dhe kanë ardhur tek ky program i ri që thuajse aty të çon. Dhe n.q.s ai thotë amerikanët, e thotë haptazi nëse është Aleksandër Soros me shokë, s’ka pse të fshihet. Tjetër amerikan nuk shoh të kontaktojë me Ramën se zotëria ka dy vjet që nuk vjen atje".



