Analisti Ben Andoni tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se projeksioni i Ramës dhe Melonit për kampet e refugjatëve ka dështuar dhe bashkë me të dhe ideja që do ndodhte dhe me vendet e tjera.
Sipas Andonit, është e tepruar ideja e kthyerjes së Shqipërisë si një vend magazinimi për refugjatët apo të dënuarit që vendet e tjera duan t’i transferojnë, aq më tepër në një moment që ne në Shqipëri kemi komunitetin e iranianëve që janë goxha problematikë.
Sa kohë do jetë Rama kryeministër dhe Meloni, kolegia e tij italiane të dyja vendet tona do të kenë qasje të mirë. Projeksioni i tyre për kampet pothuajse dështoi. Ky projeksion që merrte përsipër që të bëhej projeksion për vendet e tjera është lënë në mes. Njerëzit q janë trajtuar në këto kampe ka qenë shumë pak nga parashikimi , ndërkohë harxhimi i italianëve është i madh.
Meloni luan në hapësira krejt të tjera dhe vetëm të mendosh që është një nga kryeministret e pakta, pas Sanchez, Macron dhe Merz të cilët kanë përballur Trump. Është përballje e madhe. Tregon jo vetëm integritet, por edhe aftësi të mëdha. Vizita ishte e mirë, por jo në atë pritshmëri që mundohet të bëjë propaganda. Rama e ka mbitepruar sjelljen që bën ndaj Melonit. Kur pritesh me protokoll, ky aspekt duhet eliminuar sepse ai përfaqëson Shqipërinë aty dhe jo veten.
Përpos Italisë, prej muajsh Danimarka dhe Belgjika e kanë futur Shqipërinë dhe Kosovën në projeksionet që të sjellin të burgosurit që të vuajnë dënimet këtu. Danimarka po mundon të përdorë Kosovës për të sjellë të burgosurit, për të ulur kostot dhe për të mbajtur vendin pastër nga krimi.
Pjesën logjistike ne e kemi, plus në asistohemi, problemi është a duhet Shqipëria të bëhet magazinë? Kemi një komunitet të tërë iranianësh që janë problematikë. Për shkak të tyrek emi goditjet e vazhdueshme të Homeland Justice. Kemi pjesën e afganëve. Ta bësh Shqipërinë një vend magazinimi të tillë është më shumë sesa e tepruar.
Italia nuk na pengon, mund të na kushtëzojë pak. Ne problemet kryesore i kemi me Greqinë. Në momentin kur Shqipëria ka planifikuar integrimin, Presidencën e BE do e ketë Greqia. Tani na është shtuar dhe Bullgaria. Neve do na duhet që pjesën e integrimit tonë, ndoshta është e tepërt të them ta blemë, por të bëjmë ndryshime të mëdha.
Raam mund të bëjë gjithçka në kuadër të integrimit. Të dyja partitë duhet të ishin bashkë dhe të kishin platformë kombëtare sesi duhet vepruar në të ardhmen.



