
Mes tensioneve dhe përplasjeve ka nisur në Gjykatën e Tiranës gjyqi për 23 protestuesve të Rrugës së Kombit. Deputetët e opozitës janë përleshur me policinë sepse nuk lejoheshin të hynin në sallë. Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho akuzoi policinë se ka ushtruar dhunë, gjë që ia komunikoi edhe ministrit Xhafaj gjatë një bisede telefonike me të.



