
Foshnja e parë e kastorëve e lindur në Exmoor, parku kombetër në jeugperëndim të Anglisë, pas 400 vitesh është kapur nga kamerat e sigurisë, thotë National Trust.
Kastori u pa në Honicote Estate në Somerset, ku kafshët u rivendosën në vitin 2020.
Gjitarët dikur vendas, u vranë deri në zhdukje për leshin, gjëndrat dhe mishin e tyre në shekullin e 16-të.
Një roje i vendit tha se familja e re e kastorëve po “lulëzonte”.
Pamjet tregojnë se kastorët janë çiftëzuar me sukses, në foto shihet duke notuar nëna e saj më të vegjlit.

Ranger pronar i Holnicote Jack Siviter tha se ishte "i kënaqur" kur pa nënën e kastorit për herë të parë me foshnjën e re.
"Ne së pari patëm një njoftim se çifti ynë i kastorëve ishte çiftuar me sukses kur mashkulli filloi të ishte shumë më aktiv dhe të tërhiqte zvarrë dru dhe bimësi rreth vendit në fund të pranverës," tha ai.
Mamaja u pa përsëri pas disa javësh duke treguar shenja se ajo kishte lindur.
"Ne jemi veçanërisht të kënaqur për femrën tonë kastore, të quajtur Grylls për shkak të instikteve të saj të mbijetesës, pasi ajo nuk e kishte fillimin të lehtë të jetës, duke qenë jetime në moshë të re," shtoi ai.



