Ministrja e LSI: Do të jemi forcë e parë, Meta kryeministër

Ministrja e LSI: Do të jemi forcë e parë, Meta kryeministër

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, shprehet se në zgjedhjet e ardhshme LSI-ja mund të jetë forcë e parë dhe kreu i saj, Meta, do të jetë kryeministër. Gjatë një prononcimi për televizionin, ministrja e Integrimit bëri thirrje që maxhoranca të ndalë arrogancën dhe të vihet në shërbim të qytetarëve.

“Nuk është sekret që ne duam që Meta të jetë kryeministër. Ai është njeri që i ka dhënë shumë dialog dhe konstruktivitet politikës shqiptare. Ne duhet të ndalim arrogancën dhe t’i rikthehemi një politike që e duan njerëzit dhe që i shërben njerëzve dhe popullit shqiptar. Unë jam e sigurt që me gjithë entuziazmin që mbizotëron kudo në Shqipëri sidomos me atmosferën që gjeta me gratë dhe vajzat e Pogradecit besoj se ne do të arrijmë ta bëjmë Metën kryeministër, ashtu siç do të mundësojmë që LSI-ja të jetë forcë e parë”, tha Gjosha.

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy