
Rusia ka nisur ofensivën në lindje të Ukrainës, ndërsa Moska njoftoi se forcat e saj kishin kryer një nga sulmet më të mëdha që nga fillimi i pushtimit.
Një total 1260 objektiva ushtarakë u goditën me raketa dhe artileri gjatë natës përgjatë vijës së frontit, 300 milje nga rajonet Donbas dhe Kharkiv.
Sulmet përfshijnë edhe qytetin me rëndësi strategjike të Slovyansk dhe qytete të tjera pranë vijës së frontit lindor. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy parashikoi sulmin përmes një video-mesazhi të publikuar dje në mbrëmje.
“Beteja për Donbasin, për të cilën ata janë përgatitur për një kohë të gjatë, ka filluar”, tha ai, duke shtuar se “një pjesë e konsiderueshme e të gjithë ushtrisë ruse tani është e përqendruar në këtë ofensivë”.
“Pavarësisht se sa ushtarë janë të shtyrë atje, ne do të mbrohemi. Ne do të luftojmë. Ne nuk do të heqim dorë nga asgjë ukrainase”, shtoi ai.



