Rama: Pse duhej kontrata 6 milionë dollarë kur “non grata” ishte komplot i Soros?!

Rama: Pse duhej kontrata 6 milionë dollarë kur “non grata” ishte komplot i Soros?!

Duke folur në rubrikën  “Sy m’sy”  kryeministri Edi Rama ngriti pyetjen se përse duhej kjo kontratë 6 milionë dollarëshe e PD-së në SHBA, për heqjen e non gratës, kur kishim të bënim me një komplot të hamendësuar që do rregullohej me ardhjen në pushtet të Trump.

Drupal Ad

"Një kontratë patriotike!

Janë mbledhur disa patriotë që nuk e dimë kush janë, nuk dihet kush janë, sepse nuk janë në fakt, për të vërtetën, edhe kanë grumbulluar 6 milionë dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës. Damkën e Shteteve të Bashkuara, për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Po pse duheshin këto 6 milionë dollarë për këtë damkë, nëse kjo ishte damka e një komploti të Sorosit me mua dhe duke shfrytëzuar vulën e Shteteve të Bashkuara.

Pse duhej kjo kontratë dhe pse duheshin këto 6 milionë dollarë për të vënë në vend një padrejtësi kaq të madhe, që u tha se do vihej sapo të vinte në pushtet presidenti Donald Trump.

Pse duhej kjo kontratë 6 milionë dollarëshe, e cila është ku e ku më e lebetitshme se ajo kontrata e Lulit të shkretë u bë copash për të justifikuar ato 500 mijë dollarët fantazmë, edhe kështu tha disa patriotë. Disa patriotë tha për ato paratë që ishin të lidhura me Rusinë në atë kohë, po 500 mijë, kurse këto janë 6 milionë dollarë, ku pjesë e zjarrit patriotik është edhe sjellja e Latifit në Tiranë për t'i vënë kapelen bufit në kokë.

Domethënë, për të dhënë një kapelë në kokë, që të duket si Trumpi, por versioni më qesharak i mundshëm, Latifi ka marrë pjesën e tij në ato 6 milionë dollarë. 6 milionë dollarë që kanë dalë nga barku i kënetës dhe që synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte tanimë një gjë e realizuar."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy