Ballkani i hapur, Pula: E ftoj Ramën të vizitojë fshatrat e masakrave në Kosovë (VIDEO)

Ballkani i hapur, Pula: E ftoj Ramën të vizitojë fshatrat e masakrave në Kosovë (VIDEO)

Shqiprim Pula, njohës i çështjeve ndërkombëtare, e sheh me skepticizëm nismën për Ballkanin e hapur. Në studion e lajmeve, përmes Skype-it, Pula tha se përfshirja e Shqipërisë në këtë nismë nuk shkon paralel me interesat e Kosovës.

Ballkani i hapur në vetvete është një lojë jo e mirë. Ka brenda vetes shumë të panjohura. Shqipëria i është bashkëngjitur kësaj nisme. Nuk duhet harruar se kemi të bëjmë me një shtet genocidial. Karshi Kosovës janë të njohura rrethanat. Çudia e kësaj është presidenti maqedonas, Panderovksi, i cili shprehu një dilemë mbi këtë nismë, që nuk përkonte me atë të kryeministrit. Do ta ftoja Ramën të vijë në Kosovë, në ato fshatra ku janë bërë masakrat.

Pula theksoi ndikimin e Rusisë te Serbia.

Në gjeopolitikën e sotme, rrethanat janë të atilla që padashur të ekzagjerohen, është një situatë jo e mirë, jo e qetë. Nuk duhet harruar që Kosova prej vitesh nuk e ka të garantuar sigurinë e asaj që duhej të ishte. Jemi të rrethuar nga një shtet që në të kaluarën ka shfaqur veprime gjenocidiale.

Në rastin e Ukrainës kemi të bëjmë me një shtet si Rusia, që shumë afër i qëndron Serbisë dhe Kishës Ortodokse serbe, që tregon se ndikimi i saj është i qartë. Ju e dini fare mirë, ne kemi Bosnjen që ka probleme me sigurinë e saj. Veriun e Kosovës e kemi problem. Fatkeqësisht kemi një qasje jo fqinjësore nga ana e Serbisë. Serbia luan me dy karta: armatoset nga ana e Rusisë dhe në anën tjetër pranon fonde nga BE. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy