
Greqia i bën thirrje Turqisë të zbatojë plotësisht marrëveshjen BE-Turqi mbi frenimin e migracionit dhe të ndalojë përdorimin e refugjatëve dhe migrantëve si formë presioni ndaj Bashkimit Evropian dhe Greqisë për më shumë lëshime.
Përmes zëdhënësit Alexandros Gennimatas, Ministria e Jashtme bëri të ditur se “si një vend demokratik i bazuar në sundimin e ligjit, Greqia nuk pranon mësime nga askush".
Në përgjigje të një deklarate të Ministrisë së Jashtme turke, e cila kritikoi kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis për pretendimin se kushtet në kampet e migrantëve grekë ishin "të pakontrollueshme", Gennimatas tha se këto pretendime janë "të pabaza dhe për të ardhur keq".
"Në krahasim me krizën migratore të vitit 2015, kur 850 mijë migrantë të parregullt arritën në Evropë, niveli aktual i kalimeve në kufi është ulur me 94 për qind, falë masave të marra nga Turqia", ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy.



