Momentet e fundit të fluturimit të avioni MH370 janë rindërtuar për një dokumentar televiziv, i cili tregon aeroplanin duke kryer spirale në qiell jashtë kontrollit dhe duke përfunduar në det.
Hetuesit thonë se aeroplani mund të ketë mbetur pa karburant pasi fluturoi në drejtimin e gabuar mbi Oqeanin Indian për gjashtë orë më 8 mars 2014.
Tani, në një përpjekje për të rikrijuar momentet e fundit të fluturimit, National Geographic ka simuluar atë që ndodh kur një Boeing 777 i mbaron karburanti.
Rrëzimi i avionit në fjalë u mori jetën 249 personave në bord.
Zhdukja e MH370, e cila lëvizi masivisht jashtë kursit ndërsa shkonte në Pekin nga Kuala Lumpur, është një nga misteret më të mëdha në historinë e aviacionit.
Megjithëse disa mbeturina nga avioni janë zbuluar në brigjet e Afrikës, asnjë pjesë e trupit kryesor nuk është zbuluar pavarësisht një kërkimi prej 46,000 kilometrash në Oqeanin Indian.
Dokumentari, i cili shfaqet të enjten, nxjerr në pah se askush nuk e di pse avioni u zhduk.
Kapiteni John Cox, Drejtor Ekzekutiv i Sistemit Operativ të Sigurisë me bazë në Uashington, thotë se: 'Fillimisht, kur aeroplani bëri një kthesë pa folur me kontrollin e trafikut ajror në mendjen time të gjitha bastet ishin të humbura.
"Kjo mund të jetë një ngjarje terroriste, mund të jetë një veprim i qëllimshëm nga një anëtar i ekuipazhit, mund të jetë një dështim masiv në sistemin elektrik", tha ai më tej.
Në korrik të vitit 2015, një pjesë e krahut e njohur si një flaperon u gjet në Reunion Island, në lindje të Madagaskarit. Që atëherë, janë gjetur 27 copë mbeturina.



