“McGonigal”, Shkullaku: Prokuroria arsye të mjaftueshme për të thirrur kryeministrin

“McGonigal”, Shkullaku: Prokuroria arsye të mjaftueshme për të thirrur kryeministrin

Gazetari Armand Shkullaku në studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se nuk beson në një hetim të klryeministrit, i dyshuar si i përfshirë në skandalin “McGonigal’.

Ai tha se për të mjafton rasti i fluturimeve charter nga Rama të cilat nuk u deklaruan. Sipas tij, drejtësia në Shqipëri e ka shumë të thjeshtë ta hetojë Ramën, bazuar në akt-akuzën ndaj McGonigal në SHBA, por nuk ka vullnet ta bëjë një gjë të tillë. 

Për mua mjafton edhe rasti i fluturimeve me çarter. Në një vend ku mazhroranca vendos me dhunë që nuk lejon komision hetimor për kryeministrin, SPAK nuk lëviz as gishtin më të vogël, përballë një mashtrimi publik të Edi Ramës, që thotë këto fluturime i kam bonus nga kompania Air Albania dhe më japin fluturiem me 60 mijë lek të vjetra. Në fakt , mes Ramës dhe kompanisë nuk ka asnjë marrëveshje të tillë. Kaq mjafton që ai të dorëhiqet. Edhe në demokraci hibride të ishte, do ta jepte dorëheqjen. Drejtësia shqiptare duhet të mjaftohet me 2-3 fakte të thjeshta (për rastin McGonigal). 

Rama ka deklaruar vetë që paska këshilltar pa pagesë, por me pasaportë diplomatike dhe email zyrtar të qeverisë, që ka punuar për kompani kineze dhe e paska këshilltar personal. Rregulli numër një, këshilltari i kryeministrit nuk duhet të ketë konflikt interesi dhe duhet të ketë çertifikatë sigurie. Nga akt-akuza që na vjen nga SHBA, thuhet se Duçka dhe Neza nuk janë vetëm miq por edhe partnerë në biznesë. Ata kanë ndikuar në takim me kryeministrin, të mos i jepej licensa një kompanie, por të përfitonin nga vendimet e qeverisë shqiptare.

Kaq i mjafton prokurorisë, që të thotë je takuar me dy biznesmenë që kanë patur interes me ty. E dyta, thuhet se i ka servirur Nezës informacione për të nisur hetim kundër opozitës. Është apo jo e vërtetë? Mund ta vërtetojë prokuroria. Ka edhe shume element të tjerë, që prokuroria mund ta thërrasë dhe ta pyesë kryeministrin. Ky përveçse ble media, drejtësinë, ky ble edhe të huajt dhe bën lobingjet për ta mbajtur  pushtetin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy