Lufta në Ukrainë vështirë se do të përfundojë për sa kohë që Putini është në pushtet.
Ky është mendimi i ambasadorit të Estonisë në Moskë, Margus Laidre.
Ambasadori tha se pritet që konfliti të zgjasë me vite.
Rusia ka një shpirt perandorak shekullor. Unë besoj se të gjitha fuqitë e mëdha kanë një mentalitet qartësisht të dallueshëm nga ai i shteteve të vogla. Ky është një fakt i pashmangshëm që rrjedh nga përvoja të ndryshme historike dhe kulturore. Për këtë arsye, do të ishte një gabim i madh të besohej se të gjithë kundërshtarët e Putinit janë në anën tonë. Në bazë të këtyre premisave, është e arsyeshme të pritet që konflikti aktual të zgjasë me vite.
Ndërkohë Ukraina i frikësohet një valë të re sulmesh ajrore ruse në natën e Vitit të Ri, të afta për të prodhuar dëmtimin më të madh në infrastrukturën energjetike të vendit.



