Merkel fiton 89,5 % të votave

Merkel fiton 89,5 % të votave

Në votimin për kryetaren e re dhe të vjetër të CDU-së, Angela Merkel, morën pjesë gati 950 delegatë kristiandemokratë. Kancelarja Angela Merkel ka fituar mbështetjen e 89.5 përqind të votuesve në Kongresin e partisë CDU, i cili po mbahet në Esen të Gjermanisë. Në këtë mënyrë Merkel është rizgjedhur për herë të nëntë në këtë post.

Por Merkel kësaj radhe ka marrë gati shtatë përqind më pak vota, ndërsa para dy vitesh ajo kishte fituar besimin e 96.7 %  delegatëve të CDU-së në Kongres. Një prej temave më kritike gjatë debateve ishte ardhja e më shumë se një milionë refugjatëve gjatë vitit 2015 në Gjermani. Gjatë këtij viti ka vazhduar ardhja e refugjatëve, por në një masë shumë më të vogël. / DW / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy