Autori i dyshuar për vrasjen e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Astrit Kalaja, Elvis Shkambi, ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ Shtetëror.
Gazetari Arsen Rusta raportoi për “MCN Live” se Elvis Shkambi nuk ka treguar në gjykatë ku u la në burg ditën e sotme, se si e ka siguruar armën.
Elvis Shkambi, 32-vjeçari i cili është ekzekutori i gjyqtarit Kalaja ka thënë se unë di ta përdor armën se kam qenë pjesë e strukturave të Shërbimit Informativ Shtetëror, ka qenë dhe student i Juridikut, pak muaj më parë është larguar nga SHISH.
Por a a ka lidhje puna e tij në SHISH me ngjarjen, mbetet për tu parë. Armën nuk ka treguar se ku e ka marrë, ka thënë se është vetëdorëzuar dhe nuk ka bërë rezistencë.
Ngjarja po hetohet si vrasje në bashkëpunim, e nxitur nga xhaxhai i tij Gjon Shkambi.
Ndërkohë punonjësi i sigurisë së Gjykatës së Apelit, Banush Koxhaj ka thënë se vuaj nga sëmundja e diabetit dhe atë ditë nuk është ndier mirë.
"Kam kërkuar të më zëvendësojnë, por nuk më kanë zëvendësuar. Për shkak se nuk kam qenë mirë nuk e kam vënë re çfarë sinjali ka dhënë detektori".
Ai iu ka kërkuar ndjesë familjarëve të gjyqtarit.



