Bordi i Transparencës ka vendosur tjetër rekord të tregtimit të naftës në vend. Ditën e sotme janë publikuar çmimet e reja, ku nafta rezulton se ka shkuar 265 lekë/litri nga 258 lekë/litri. Ndërsa ulje me 2 lekë ka pësuar çmimi i benzinës, ndërsa ka mbetur i pandryshuar çmimi i tregtimit të gazit’’.
Ndërsa gazi do të jetë 86 lekë/litri, çmime të cilat do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit. Por drejtuesit e mjeteve i quajnë të pajustifikueshme këto ndryshime brenda pak ditësh.
Ky është niveli i më i lartë i regjistruar pas ngritje së Bordit, madje jo shumë larg çmimit që arriti nafta ne muajin mars, duke nxitur protesta masive. Ndërkohë, po gjatë kësaj jave qytetarët u ngritën në protesta, jo vetëm kundër shtrenjtimit të karburanteve, por edhe produkteve ushqimore.



