Lufta në Gaza, mbi 13 mijë fëmijë janë vrarë prej 7 tetorit

Lufta në Gaza, mbi 13 mijë fëmijë janë vrarë prej 7 tetorit

Në sulmet ajrore izraelite dhe operacionet tokësore në Rripin e Gazës që nga 7 tetori janë vrarë 13.430 fëmijë njoftoi të hënën Zyra për Media në Gaza.

Gjatë 150 ditëve u vranë 8.900 gra dhe se 7.000 njerëz, 70 për qind e të cilëve janë gra dhe fëmijë, janë ende nën rrënoja ose të zhdukur.

Zyra për media bëri të ditur se në këtë periudhë kanë humbur jetën 364 punëtorë shëndetësorë dhe 132 gazetarë.

Duke paralajmëruar për përhapjen e urisë në Gaza, Zyra tha se Izraeli ka penguar hyrjen e ushqimeve dhe furnizimeve me ndihma dhe madje ka shënjestruar automjetet e ndihmave që përpiqeshin të arrinin në rajon, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve që kërkonin ushqim për familjet e tyre.

Izraeli filloi një ofensivë vdekjeprurëse në Rripin e Gazës pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë të paktën 30.534 palestinezë dhe duke plagosur 71.920 të tjerë.

Sulmet vazhdojnë me intensitet të njëjtë, ndërkaq dërgimi i ndihmave është i pamjaftueshëm për të plotësuar nevojat elementare dhe për ta zbutur katastrofën humanitare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy