Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dëklaroi sot nga Kuvendit, në raportin e saj rreth situatës me Covid-19, se situata epidemiologjike në vend është përmirësuar dhe se Shqipëria ka dalë nga zona e rriskut për shkak të pandemisë.
Më tej theksoi se brenda muajit maj do të mbyllen vaksinimet e stafeve për një sezon turistik, jo si ai i vitit të kaluar.
“Shqipëria sot radhitet ndër vendet me ritëm shumë të mirë të vaksinimit. Jemi në të njëjtin ritëm me vendet e BE-së. Vaksinimi vijon me ritme të larta në të gjitha vendet e Shqipërisë. Vendi ynë ka dalë nga zona e rriskut, krahasuar me të gjitha vendet e Rajonit dhe të Europës. Vijon incidenca të mbetet e ulët, kemi një rënie të pozitivetit total sipas javëve. Numri i pacientëve në spitale është i ulët. 111 të shtruar në të gjitha spitalet Covid. Sipas analizës së ISHP, tashmë shohim efektet e para të vaksinimit qën po japin rezultat. Vaksinimi tashmë ështëe arma më e fortë në mundjen e kësaj pandemie. Ne po ecim drejt objektivit të 1 mln vaksinimeve. Çdo javë pritet lëvrimi i kontratave të vaksinimit. Janë të shumta vende që janë ende në përkje për sigurimin e vaksinimit. Ndaj, përmes marrëveshjeve, që tashmë kanë filluar të zbatohen, që miratohen sot, vijon kalendari i vaksinimit me Sinovac dhe SputnikV.
Të dyja vaksinat po vlerësohen së fundmi për aprovim nga OBSH. Emëruesi i përbashkët është ulja e fataliteteve nga COVID-19. Objektivi i vaksinimi i popullatës brenda verës së ardhshme. Jemi duke u përpjekur për t’i paraprirë sezonit turistik, për një sezon përtej pandemisë. Lirimi i masave duhet të shoqërohet me distancim, për të mos bërë hapa pas. 25 mijë nga 50 mijë vaksina të Sputnik kanë mbërritur pjesë e kontratës direkte e qeverisë shqiptare, ndërkohë ka përfunduar lëvrimi prej 500 mijë vaksinash të kontratës me distriubutorin e Sinovac”, tha Manastirliu.



