Komisioni i Ekonomisë e shkarkon, Malaj: Neodiktaturat, një rrezik i madh (VIDEO)

Komisioni i Ekonomisë e shkarkon, Malaj: Neodiktaturat, një rrezik i madh (VIDEO)

Maxhoranca në Komisionin e Ekonomisë ka miratuar propozimin e qeverisë për shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Vendimi u more me 12 vota pro dhe 5 të tjerë kundër, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë propozimit të qeverisë për shkarkimin e tij.

Malaj ishte sot në Komisionin e Ekonomisë. Eksperti dhe ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave në qeverinë “Nano” nuk i kurseu kritikat në adresë të kryeministrit Rama.

Malaj tha se akuzat ndaj tij janë politike dhe beteja e tij nuk mbaron këtu, por do të kërkojë të drejtën deri në Gjykatën e Strasburgut.

Neodiktaturat janë një rrezik i madh dhe ato po shfaqen në vendet ish-komuniste.  Në përvojat e mia politike kam besuar dhe kam aplikuar faktin se transparenca është aleati më i madh i demokracisë, ndërsa ndarja e pushtetit është kolona strukturore. Gjatë 28 viteve të ballafaqimit publik, i kam shërbyer publikut me integritet maksimal dhe akuzat tuaja  janë të thjeshta për t’u hedhur poshtë. Kontributi im më bën krenar. Në atë copë letër thoni se i gjithë bordi nuk është aktiv sa i takon rritjes së kredibilitetit të Bankës së Shqipërisë. Unë nuk dua që të paralizohet bordi. I injoroj akuzat politike”, tha Malaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy