Gripi i shpendëve, Mersini: Rrezik i ulët për njerëzit, të rritet siguria në kapanonet e pularive (VIDEO)

Gripi i shpendëve, Mersini: Rrezik i ulët për njerëzit, të rritet siguria në kapanonet e pularive (VIDEO)

Epidemiologu veterinar Kujtim Mersini, flet për praninë e gripit të shpendëve H5N5 në Shqipëri, duke qetësuar qytetarët se për konsumatorët rreziku është i ulët

Ai deklaroi për MCN Tv se nuk di të thotë një arsye specifike se pse u mohua prezenca e gripit të shpendëve në fillim, por shtoi se ngordhjet masive nuk vijnë nga gripi i shpendëve vetëm, por edhe nga sëmundje të tjera.

Konfirmimi erdhi dhe kësaj situate duhet ti bëjmë ballë. Ka prekur stabilimente të mëdha dhe ky është problem madhor, për sektorin e shpendarisë në Shqipëri. Të dy grupet e shpendëve janë rrezikuara, edhe të pularisë edhe ato shtëpiake. Ndaj duhet të rriten normat e sigurisë në stabilimente, pasi shpendët mbahen në disa kapanone. Tek kapanonet e paprekura duhet të rriten masat e sigurisë, në mënyrë që të mos përhapet sëmundja. Edhe tek shpendët e oborreve, janë 4 milionë shpendë që mbarështohen në oborre. Duhet të bëjnë kujdes, pasi mund të ketë përhapje në shkallë të gjerë. Sa i takon normave të biosigurisë, sugjerohet që të shmanget kontakti me shpendët e egër apo të sëmurë. Të merren masa për eliminimin e shpendëve të sëmurë.

I pyetur nëse gripi i shpendëve, përbën rrezik për shëndetin e konsumatorëve, Mersini tha se varianti që është izoluar është me përhapje të ulët në njerëz, krahasuar me gripet e tjera.

Epidemiologu kërkoi marrjen e masave të higjienës dhe gatime të mishit të shpendëve mbi 70 gradë, në mënyrë që të mos ketë rrezikshmëri për njerëzit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy