Koronavirusi/ Raportimi i OBSH-së vjen drejt e në Whatsapp për përdoruesit

Koronavirusi/ Raportimi i OBSH-së vjen drejt e në Whatsapp për përdoruesit

Një lajm i mirë për përdoruesit e aplikacionit të Facebook, Whatsapp. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) mund ta dërgojë raportimin e çdo dite drejt e në llogarinë e përdoruesit, me qëllim ai të marrë informacion zyrtar e të besueshëm.

Lajmin ka publikuar Mark Zuckenberg në llogarinë e tij në Facebook, i cili tha se  qëllimi i këtij bashkëpunimi është sigurimi i një informacioni zyrtar e të besueshëm për përdoruesit.

Postimi i Zuckenberg:

Ne kemi bashkëpunuar me Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) me qëllim që të jepet informacion zyrtar lidhur me koronavirusin direkt e në WhatsApp-in tuaj.

Me “WHO Health Alerts”, ju mund të merrni prej tyre raportimin e përditshëm të situatës, i cili ka të dhënat më të fundit të rasteve nga shtete në të gjithë botën, këshilla se si të mbroheni, si dhe përgjigje për pyetjet e bëra më shpesh që mund t'ua dërgoni edhe miqve dhe familjes.

Kaq shumë e donin njerëzit këtë shërbim saqë edhe para se të shpallej, njerëzit e ndanë lidhjen në WhatsApp dhe gati gjysmë milioni njerëz janë regjistruar tashmë.

Për t'u regjistruar, thjesht klikoni mbi këtë lidhje nëse keni instaluar WhatsApp: http://bit.ly/who-covid-19-whatsapp

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy