Nuk merr fund “lufta” e socialistëve ndaj Dritan Lelit: Ktheu në qytet e puno!

Nuk merr fund “lufta” e socialistëve ndaj Dritan Lelit: Ktheu në qytet e puno!

Teksa marrëdhënia mes socialistëve të Vlorës dhe Dritan Lelit vijon të jetë në ngërç, deputeti Fate Velaj bën sulmin e radhës ndaj kryebashkiakut. Në një postim në Facebook, deputeti i PS-së thotë se kryetari i bashkisë së Milanos i mbylli derën, ndaj i kërkon Lelit, që të kthehet në Vlorë dhe të punojë për qytetin.

Ktheu në qytet e puno, Dritan Leli…pasi gënjeu e mashtroi dynjanë me ngjyrën vishnje të fytyrës, mbasi e paraqiti atë ngjyrë si ‘Namuz’, pasi i doli boja në qytet e tërë Shqipërinë, Dritan Lelis, tentoi të mashtroj edhe Italinë fqinje dhe jo ndonjë qytet dosido, por Milanon.

Mbasi e kishte mbyllur derën e teatrit për Këshillin Bashkiak, pasi i kishte lenë ata të prisnin për të disatën herë, ai, nga frika, u skuq e u përcëllua nga inati dhe të dielën, e hapi derën e teatrit për Edi Ramën, por, tre ditë më pas, sot, e mbylli përsëri për Këshillin Bashkiak duke i lënë në mes të diellit.

Dhe pikërisht sot, me përskuqjen futur në xhepin e majtë të xhaketës, u nis ta shpaloste në mes të Italisë. Kërkoi fillimisht të takonte Giuseppe Sala, kryetarin e Bashkisë së Milanos për të dalë një foto me të e të na i tregonte neve, se ai, përskuq këdo që ja do puna për të arritur qëllimin. Por, Giuseppe Sala nuk pranoi ta takonte duke i treguar përpara fytyrës, derën e mbyllur të bashkisë së metropolit Lombard.

Dhe akoma më keq, ose më saktë më zi, për të ardhur me një fotografi si strategu i zhvillimit të qytetit, ai që sjellë projekte afatgjata, trokiti tek një OJF që bazohet tek doktrina sociale kishës katolike dhe takoi dikë, një pa emër e që se morëm vesh se kush ishte e çfarë përfaqësonte. Pra, në një kohë që Këshilli Bashkiak, qyteti vetë e pretë të punoj, ai bënë Vacanze Milanese për të manaxhuar të kuqen e fytyrës përzjerrë me të zezë blozë” shkruan ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy