Përplasje me armë në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë, policia vret një shqiptar

Përplasje me armë në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë, policia vret një shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Incidenti i armatosur dhe i përgjakshëm ka ndodhur në orët e pasdites në fshatin Vissani Pogonit, kur gjatë një operacioni policia u sulmua nga shqiptarët që transportonin drogë.

Sipas informacioneve të para, një shqiptar humbi jetën nga shkëmbimi i zjarrit, gjithashtu edhe një oficer i policisë u plagos lehtë. 

Sipas "Kathemerini" shqiptarët për mos të rënë në prangat e policisë dhe mos të përfundonin në burg nga policët e Janinës, ata hapën zjarr me Kalashnikov.

Ata iu kundërvunë forcave të policisë ndërsa lufta e armatosur u shtua.

Gjatë operacionit u konfiskuan gjashtë çanta të kanabisit, që peshonin 100 kg dhe dy Kalishnikov.

Deri tani nuk është bërë i ditur emri i viktimës dhe kush janë personat e tjerë që janë arrestuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy