Moderatorja e emisionit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, aktori Cubi Metkaj është kërcënuar me vdekje.
Një mesazh nga një profil fake “Mafiozi i Romës” ka mbërritur në rrjetin social Instagram të Cubit, ku aktores i thuhet se është paguar për ta vrarë.
“Porosit arkivolin”, i ka shkruar ndër të tjera vrasësi me pagesë siç e cilëson vetën personi me nofkën “Mafiozi i Romës”.
Persh si jeni, un jam MAFIOZI I ROMES (vrases me pages) do te duket interesante por mua me kan pagujtur me te ekzekutu ty, me vjen keq skam cfar bej se e kam pune, fjala e fundit qe po them eshte Porosit arkivolin, ju faleminderit per mirëkuptimin
Aktorja dhe moderatorja e ka publikuar mesazhin në Instagram dhe mbi të ka shkruar: O Mafiozi Romës, të mirëkuptoj vlla!
Prej disa javësh, Cubi Metkaj ka nisur një angazhim të ri në MCN Tv, si moderatore e emisionit "Zgjohu me MCN" së bashku me Bora Shahinin dhe Rei Bezhanin.



