Shqipëria pagesa në euro/ Meka: BSh përgjegjëse e drejtpërdrejtë e procesit, trasfertat në SEPA pa kosto

Shqipëria pagesa në euro/ Meka: BSh përgjegjëse e drejtpërdrejtë e procesit, trasfertat në SEPA pa kosto

Shqipëria është tashmë vetëm një hap larg përfshirjes në zonën unike të pagesave në euro. Lidhur me këtë eksperti i ekonomisë Elvin Meka në MCN Economy u shpreh aktualisht ne jemi në pritje të një përgjigje pozitive nga aplikimi zyrtar që kemi bërë në qershor 2024.

Ai tha se Banka e Shqipërisë është përgjegjësi i drejtpërdrejtë i këtij procesi, ndërsa theksoi se integrimi në SEPA duhet të ndodhte pasi Shqipëria të bëhej pjesë e BE-së.

Sipas tij SEPA është dhe nxitëse e marrëdhënieve tregtare me BE dhe se Shqipëria duhet të shfrytëzojë këto lehtësira për ta realizuar dhe jo të presë integrimin.

1 janar 2025 vetëm Mali i Zi do i bashkohet zyrtarisht këtij procesi. Aprovimi i aplikimit që ka bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për t’ju bashkuar SEPA pritet të aprovohet dhe aprovimi nuk do të thotë kryerje të transaksioneve sepse duhen bërë disa.

Shqipëria që nga aplikimi zyrtar në qershor 2024 jemi ende në pritje të përgjigjes pozitive për një proces të tillë. Duhet të marrim një aprovim zyrtar të aplikimit dhe nga ai moment fillon nga zero ku Shqipëria duhet të bëjë të gjitha përpjekjet pasi në njëfarë mënyre banka në Shqipëri si mbikëqyrja e pagesave është përgjegjësja e drejtpërdrejtë e zbatimit të këtij projekti apo aksesi, duke e zbritur në këndvështrimin më operacional në të gjithë sistemin bankar.

Më tej ai shtoi se komponentë politikë ka në kuptimin e procesit makro të ekonomisë në BE pra sipas tij praktikisht duhej të bëhej pjesë e SEPA pasi vendi ynë të ishte anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Në rastin e Shqipërisë apo vendeve të Ballkanit perëndimor është menduar një qasje e re, sepse ka vetëm dy vitet e fundit që flitet sepse rruga në Ballkanin perëndimor po kryhet nëpërmjet planit të zhvillimit të BE me këto vende, qasja e re ka qenë që tu jepen mundësi të gjithë vendeve të Ballkanit që aty ku ka mundësi dhe nuk është kaq e nevojshme të zbatohet rruga ortodokse ti jep kjo mundësi për të pasur akses në këtë treg të madh.

Dhe një nga këta elementë për tu gjykuar si më shpejtë është pjesëmarrja e sistemit bankar të pagesave në SEPA, kjo sepse në përgjithësi në të gjithë vendet e Ballkanit perëndimor sistemet bankare janë më në avangardë se pjesa tjetër e sektorëve të shtetit.

Shqipëria është shumë më e avancuar në procesin e integrimit në kapitujt që kanë të bëjnë me ato që kanë të bëjnë shërbimet financiare dhe është parë si mundësi për të krijuar një akses dhe lehtësi në SEPA pavarësisht se këto vende nuk janë ende anëtare.

Kjo për ti dhënë më shumë hov zhvillimit por dhe më shumë lehtësi. Për fat një pjesë e bankave në Shqipëri janë pjesë e SEPA dhe mendoj se procesi do rrjedhë shpejt dhe qetë dhe vendi ynë duhet të shfrytëzojë këto lehtësira dhe jo të pres integrimin. SEPA është edhe nxitëse e marrëdhënieve tregtare me BE-në dhe transfertat brenda kësaj zone janë pa kosto.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy