Kristuli: Ka njëfarë rënie çmimesh, sidomos tek produktet e importit. Bizneset ndihen nën presion

Kristuli: Ka njëfarë rënie çmimesh, sidomos tek produktet e importit. Bizneset ndihen nën presion

Theodhori Kristuli, Kryetari i Unionit Tregtar Agroushqimor deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se çmimet kanë pësuar një farë ulje, sidomos të produkteve që vjnë nga importi por shtoi se ka abuzimi.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Kristuli tha se veç presioni nga jashtë, Shqipëria ka probleme të forta si fuqia punëtore, presioni që ndiejnë bizneset dhe politikat qeveritare.

Kristuli tha se punonjësit po paguhen me rrogë të lartë me produktivitet më të ulët.

Kjo rritje çmimesh ka filluar me kohë që para pandemisë ka pasur rritje. Biznesi mori goditje gjatë pandemisë, lufta vjen më vonë. Me të ardhur lufta ndodhi ajo anomali që dihet dhe çmimet u dyfishuan. Aktualisht do i ndaja në çmime të importit dhe eksportit. 55-57% janë të importit. Importi, rritja fillon që jashtë duke llogaritur mallrat nga Kina, Itali. Mallrat nga Kina; para pandemisë një kontejner bënte 3000-3500 dollarë. Gjatë luftës vajti 18-20 mijë dollarë kontejneri dhe aktualisht jemi me një çmim 600-6500 dollarë. Megjithëse ra shumë transporti prapë është dyfish me nivelin e para pandemisë. Kur themi ka rënë nafta, gazi energjia, kjo nuk do të identifikojnë rënien e tyre me rënien e çmimeve. Janë një sërë faktorësh të tjerë. Në Shqipëri ka probleme të forta. Kemi shumë probleme, i quaj të rënda si fuqia punëtore që sot nuk gjendet që po i jepet dyfishi i çmimeve. Janë rritur çmimet ndaj njerëzve. Po merret rrogë e lartë me produktivitet më të ulët, por nga halli pranohet pasi jemi pa fuqi punëtore. E njëjta gjë me energjinë. Bizneset në presion për rritjen e energjisë. Dhe ne bizneset mesatare jemi në presion ka rënë shi, nuk ka rënë, mund të ritet më vonë. Njëfarë rënie çmimi ka, por nuk ka ulje. Çmimet kanë rënie, sidomos të importit, por a ka abuzim? Abuzim mund të ketë por kjo është detyrë e institucioneve dhe të kontrollojnë. Është krizë mbarë botërore e shumëfishuar. Problem janë dhe politikat qeveritare, ato gjysmë miliardë euro janë marrë vitin e kaluar si diferencë TVSH  nga dogana. Këto para duhet të ishin shpërndarë më mirë.

Biznesi ka presionin e energjisë, ujit, do t’i rriten dhe sigurimet shoqërore, si dhe elementet e kostos do rriten. Kryesorja është që të bie fuqia blerëse. Nëse një fabrikë prodhon 1 mijë ton dhe katandiset të prodhojë 500 tonë. Rënia e fuqisë blerëse është dërrmuese për ekonominë, pjesën e shërbimeve.

Sa i përket bujqësisë, nuk është vënë dorë nga shteti, nuk janë subvencionuar si duhet. Blegtoria po shkon drejt shkatërrimit. Duhet minimalisht të bëhet ajo çfarë bërë Kosova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy