Qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm forca të shumta policie po ushtrojnë kontroll në banesën e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.
Kontrollet vijojnë në banesën e Martinajt, i cili rezulton i zhdukur që prej muajit gusht të këtij viti.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, efektivët e repartit RENEA dhe Policia e Lezhës, kanë rrhetuar të gjithë fshatin Fushë Kuqe në Kurbin.
Ndërkohë sipas informacioneve, kontrollet po zhvillohen në kuadër të hetimeve për zhdukjen e biznesmenit të shumëkërkuar.



