Të larguarit nga Vetëvendosja, zgjedhin Shpend Ahmetin kryetarin e partisë së re

Të larguarit nga Vetëvendosja, zgjedhin Shpend Ahmetin kryetarin e partisë së re

Të larguarit e Lëvizjes Vetëvendosje ka formuar partin e tyre të re dhe kryetarin e saj. Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialdemokrate zgjodhi me shumicë votash kryetarin e saj Shpend Ahmeti, nënkryetarin Visar Ymeri dhe sekretaren e përgjithshme Aida Dërguti.

Sipas një njoftimi të kësaj partie, bëhet e ditur se nënkryetar është zgjedhur Visar Ymeri, ndërsa sekretare e përgjithshme Aida Dërguti.

“Në këtë mbledhje u zgjodh edhe Këshilli Drejtues i partisë si dhe morëm vendim që PSD të tërhiqet nga koalicioni i lidhur me PAN para zgjedhjeve të fundit parlamentare”, thuhet në njoftim.

Deputeti Dardan Molliqaj nëpërmjet rrjetit social "Facebook" njofton se në këtë mbledhje u zgjodh edhe Këshilli Drejtues i partisë.

Gjithashtu bëhet e ditur se në mbledhje u mor vendimi që PSD-ja të tërhiqet nga koalicioni i lidhur me PAN-in para zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Fisnik Ismaili zbulon logon e plotë të PSD-së: Shpend, të priftë e mbara! (Foto)

Ndërkohë në rrjetin social "Facebook", Fisnik Ismaili ka publikuar logon e partisë si dhe i ka uruar punë të mbarë Shpend Ahmetit.

“PSD. Eh… Kjo është logo e plotë. Shpend, të priftë e mbara!”, ka shkruar Ismaili.

PSD-ja është udhëhequr deri më tani nga Kaqusha Jashari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy