
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Blendi Fevziu është pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, për një projekt kullash në selinë e PD.
Duke qenë se pronarët e truallit janë kushërinj të Fevziut, ai zbuloi aq detaje sa dinte për rastin në fjalë. Ai tha se pronarët kanë kërkuar ta zgjidhin problemin me pronën dhe sipas tij kulla aty do të ndërtohet vetëm nëse Edi Rama jep lejen dhe se Partia Demokratike duhet të tërhiqet.
Di që pronarët aty kanë tentuar të zgjidhin problemin e pronësisë së tyre. Prona aty është shumë e madhe. Xhamia aty nuk prishet. Banka mund të prishet, u dëmtua edhe nga tërmeti. Nuk e di a bëhen kullat sepse duhet të japë lejen Edi Rama, duhet të tërhiqet PD.
Prona u është kthyer pronarëve, por nuk ju jepet faktikisht. PD është me qira për 99 vjet në pronën e SHQUP-it. Duhet leje nga shteti, që do të jetë e vështirë dhe që PD të tërhiqet me shkrim. Do ti kërkojë shtetit seli diku tjetër dhe pastaj mund të bëjë marrëveshje private PD. Nëse i kërkon shtetit, se këtu janë pronarët, do të kërkojë seli tjetër.
Kulla edhe mund të bëhet. Si projekt më duket i bukur. 1.4 milionë projekti tha nënkryetari. Nuk e di kush është porositësi i projektit. Ajo shtrihet nga xhamia deri në zonën ku fillon Katedralja dhe banka. Është deri në zonën e Kalasë. Lejen e kësaj e jep Edi Rama, jo Basha.



