Kryetari i zgjedhur i bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja i ftuar në emisionin “Stay Tuned” në MCN, tregoi se çdo ditë të fushatës ai besonte për fitoren.
Qosja tha se me shpalljen e rezultatit, ai nisi një tur takimesh të çdo qytetari që i besoi votën. Ai tha se ka trokitur në çdo banesë dhe mund të ketë takuar gati 23 mijë votues të Kavajës.
Një moment e kam menduar që unë dikur do jem kryetar bashkie dhe ç’është më e rëndësishmja gjatë gjithë kohës së fushatës nuk e kam menduar asnjë ditë që unë do e humb bashkinë e Kavajës. Çdo ditë më përforcohej mendimi se unë do e fitoja bashkinë e Kavajës.
Pas fitores kisha takime pafundësisht me njerëz, mendoj se kam takuar çdo njeri në Kavajë. Mendoj që mund të kem takuar 23 mijë votues të Kavajës. Ishte një punë intensive dhe nuk kam lënë njeri pa takuar dhe pa I parë në sy pas fitores. I kam trokitur çdo dere për ti takuar sepse në fund të fundit Kavaja ishte pasioni im dhe unë do bëj punë shumë të mirë për të.



