Koreja e Veriut duket se ka rifilluar një reaktor bërthamor që besohet se ka prodhuar plutonium për armët atomike. Kështu ka deklaruar mbikëqyrësi bërthamor i OKB -së, duke shtuar se ky është një sinjal i mundshëm që Pheniani po zgjeron programin e ndaluar bërthamor.
Shenjat e funksionimit në reaktorin 5 megavat (MW), i cili shihet si i aftë të prodhojë plutonium për armët, ishin të parat që u vunë re që nga fundi i vitit 2018-ës, deklaron Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) në një raport të ditës së Premte.
"Aktivitetet bërthamore vazhdojnë të jenë shkak për shqetësime serioz.Që nga fillimi i korrikut 2021, ka pasur indikacione, përfshirë shkarkimin e ujit në përputhje me operacionin, "thuhet në raport (PDF) për reaktorin në kompleksin bërthamor Yongbyon.
"Indikacionet e reja të operacionit janë thellësisht shqetësuese".
Objekti, të cilin Koreja e Veriut e quan "zemra" e programit të saj bërthamor, ka qenë fokusi i shqetësimeve ndërkombëtare për dekada të tëra. Ndërkohë është e paqartë saktësisht se sa plutonium të shkallës së armëve ose uranium të pasuruar ka prodhuar Yongbyon dhe ku e ruan Koreja e Veriut.



