Hoxha: Pas ardhjes së Dumanit në krye ka ndryshuar ritmi i SPAK-ut

Hoxha: Pas ardhjes së Dumanit në krye ka ndryshuar ritmi i SPAK-ut

Gazetari Artan Hoxha foli në emisionin “Arnautistan” mbi kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt. Hoxha tha se nga momenti që në krye të SPAK ka ardhur Altin Dumani ka pasur një ndryshim të ritmit të SPAK. “Një operator i ri ka filluar të ndihet. Në treg është futur një operator i ri që është SPAK. Në fillim një pjesë se mori aq seriozisht, duke e quajtur SKAP-i pastaj kaloi të ASPAK-u, Berisha e rinovon gjuhën shqipe! Nga momenti që ka ardhur drejtuesi i ri i SPAK Altin Dumani, ne kemi ndjerë që në SPAK ka ndodhur një ndryshim ritmi. Në këtë çështje që po flasim është vetë drejtuesi. U paraqit vet në Kuvend për ta mbrojtur. Fillimisht ka qenë kjo ide që SPAK-u ishte një instrument që do ndikohej nga faktor të jashtëm, pastaj u krijua ideja që e kontrollonte qeveria. Ne kemi parë që SPAK-u ka goditur elementë të kësaj mazhorance që është sot. SPAK-u ka material për të hetuar gjithë klasën politike, gjithë problemi është sa do t’i kthejë indiciet në prova juridike, dhe sa do të ndëshkojë të pandëshkueshmit. SPAK-u mund të japë shembuj dhe të tregojë që edhe ata që deri tani mendoheshin të paprekshëm dhe të pandëshkueshëm, nga ky moment s’janë më të paprekshëm dhe të pandëshkueshëm. SPAK-u nuk mund të veprojë me frymë populiste, por me prova”, tha Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy