Helikopteri ku udhëtonte Presidenti i Iranit bën ulje të detyruar

Helikopteri ku udhëtonte Presidenti i Iranit bën ulje të detyruar

Helikopteri me të cilin po udhëtonte Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi bëri një “ulje të detyruar” të dielën.

Lajmi është raportuar nga televizioni shtetëror i Iranit, që nuk jep detaje të tjera.

Agjencia e lajmeve “Fars” raporton se helikopteri u ul për shkak të pranisë së mjegullës.

Në një foto shfaqet Presidenti duke ecur në këmbë, teksa shkoi në destinacion përmes rrugëve tokësore. Në bordin e helikopterit po udhëtonte ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amirabdollahian.

Ebrahim Raisi shihet si zëvendësuesi i Ali Khamenei-t nga shumë analistë, në rast të vdekjes ose dorëheqjes së udhëheqësit 85-vjeçar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy