Gazetari Erjon Skëndaj vjen me emisionin më të ri në MCN Tv i cili do të titullohet “Fol” dhe do të ketë në optikën e tij problemet sociale.
Nga studio e MCN Live, Skëndaj njoftoi se emisioni do të nisë së shpejti, duke detajuar se përmes tij do të sillet denoncimi dhe historitë njerëzore, ndërsa shtoi se emisioni do të fillojë me valën e re të zhvillimeve në Shqipëri, duke e cilësuar një dritare më shumë për qytetarin.
Temën pedagogëve si çështjen më aktuale, e cilësoi si temën e parë që do të trajtohet në emision.
Mund të ketë mbyllje të universiteteve në ditën e parë të fillimit të mësimit, nëse do ketë unitet greva. Kjo grevë mund ta ulë realisht me këmbë në tokë qeverinë, për të plotësuar kërkesat e tyre.
Ata kërkojnë rritje rroge 20% këtë vit dhe 30% vitin e ardhshëm. Formati që kam përzgjedhur, format në formën e një forumi qytetar, ku salla që do të realizohet protesta nuk është në një studio të mirëndriçuar me led e drita, nuk do flasin komentatorë apo analistë.
Do jenë qytetarët, nuk do vijnë qytetarët në studio, do shkojmë ne tek ata. Qytetarët do flasin troç pa filtra. Qytetarët janë të gjithë ata që vuajnë nga mënyra si qeveriset vendi.
Do jem tek ata që u prishen shtëpitë. Te rafineria në Ballsh, se ne sot nuk prodhojmë asgjë. U shkatërrua rafineri që punonin 800 vetë, dhe sot blejmë atë naftë që nuk e di se nga vjen.
Na u tha se nafta jonë nuk bën, apo fermerët, i keni parë si i hedhin produktet pambarimisht në kanale...
Emisioni titullohet “Fol”! Demokracia vjen nga fjala, nëse nuk flasim, atëherë le të pranojmë nënshtrimin total. Të paktën t'i afrohemi Kosovës, nuk po shkojmë më lart.
Ky emision është një kanal komunikimi direkt me qytetarin. Ka qytetar që nuk vijnë dot në Tiranë në studio televizive, se nuk përballojnë dot transportin. Do shkojmë në zona të shpopulluara, ku do të ketë vetëm pleq.
Si çështje që do të jetë në fokus të emisionit të tij, veçoi atë të romëve, për të cilët thase po vidhen nga vetë romët.
Janë 36 shoqata për romët që i ka një familje e vetme. Askush nuk i ka kontrolluar të ardhurat e romëve. Mbani mend pse u hetua Spiro Ksera, pikërisht për një fond për romët.
Romët prapë atje tek bregu i lumit janë. I harruat ata romët që u përmbytën nga lumi i Tiranës nga disa punime që bëri bashkia. U bë që ti hiqnin me lezet se aty do kalojë Unaza e Madhe.
Gjuetia ndaj romëve në tërësi, është e madhe. Sot kemi getozim të romëve, janë dërguar në Shkozë. Shkoza është kthyer në geto nga politikat. Me urdhër të Erion Veliajt, qendra qëndron mbyllur.
Qëndron qendra tre kate me 120 shtretër e mbyllur në Vaqarr, ndërkohë nga ana tjetër thonë do ndërtojmë qendra për personat me aftësi të kufizuara.
Do shkojmë ne tek njeriu, tek ai njeriu në hall.



