Një javë pas dorëheqjes, Mateo Renzi i ka dorëzuar detyrën pasardhësit të tij, Gentiloni.
Ceremonia tradicionalisht parashikon betimin e kryeministrit të ri dhe kabinetit të tij dhe dorëzimin e ziles.
Renzi dha dorëheqjen pasi ndryshimet kushtetuese që iu propozuan italianëve me referendum nuk morën aprovimin e qytetarëve.
Kryeministri, i cili kishte mbështetur ndryshimet në Kushtetutë, tha se e lexonte këtë votë si një mungesë mbështetjeje për politikën e tij dhe u largua nga detyra në të njëjtën ditë.



