Greqia listë “të zezë” me 43 shtete për transaksionet, mes tyre edhe Shqipëria

Greqia listë “të zezë” me 43 shtete për transaksionet, mes tyre edhe Shqipëria

Ministria greke e Financave ka publikuar një listë “të zezë” me 43 shtete që do të vëzhgohen rreptësisht nga zyrat e taksave sa i përket transaksioneve të bizneseve.

Sipas shkresës, shtetet në këtë listë konsiderohen jo bashkëpunuese në çështjet tatimore për vitin 2016. Kjo do të thotë se transaksionet e kompanive në raport me 43 shtetet e përfshira në listë nuk do të konsiderohen si shpenzime biznesi nga autoritetet financiare greke, nëse nuk ekziston faturë dhe nuk provohet vërtetësia e transaksionit.

Në mesin e “listës së zezë” është e përfshirë edhe Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Bosnjë-Hercegovina, Qipro, Mali i Zi, Hungaria etj. Ndërkohë, mes Greqisë dhe vendeve anëtarëve të Bashkimit Europian ekziston një bazë ligjore për shkëmbimin e informacionit. Ministria greke e Financave ka paralajmëruar kompanitë vendase se do të ketë penalizime për to nëse bëjnë transaksione bankare të pajustifikuara me 43 shtetet e përfshira në këtë listë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy