Diplomacia serbe e ekuilibrit/ Rënia e Dodik dhe orientimi Lindje-Perëndim i Vuçic

Diplomacia serbe e ekuilibrit/ Rënia e Dodik dhe orientimi Lindje-Perëndim i Vuçic

Zhvillimet e fundit politike në Ballkan e kanë bërë të vështirë parashikimin afatshkurtër të stabilitetit. Dënimi dhe shkarkimi nga detyra i  presidentit të Republikës Srpska në Federatën e Bosnje-Hercegovinës, e ka vënë Serbinë në një pozitë formalisht të vështirë. Aleksandër Olenik, avokat, deputet dhe zv.president i Ligës së Socialidemokratëve serbë, është shprehur se rënia e Dodik, përfaqëson rënien e ndikimit të Aleksandër Vuçiç në Bosnje. Reagimi më i ashpër ka ardhur nga zv.përfaqësuesi i Përhershëm në OKB, Dmitry Polyanski, që ka akuzuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së në Bosnje, Christian Shmidt, veprimet dhe aktet e të cilit i  ka cilësuar si të paligjshme. 

Ai ka folur për kërcënime të stabilitetit të Federatës ballkanike dhe për këtë ka vënë në dijeni anëtarët e Këshillit të Sigurimit të organizatës, një akt formal që shënon pozicionin rus në këtë çështje. 

Vendime të tilla shtrojnë për diskutim orientimin e ardhshëm dhe të afërt të Serbisë, një vend që ka prej muajsh probleme politike të thella. Në datën 4 gusht, presidenti serb, Vuçiç njoftoi se mund të takojë presidentin rus, Vladimir Putin gjatë vizitës së tij në Kinë, në kuadër të festimeve të 80 vjetorit të fitores kineze mbi agresionin japonez. Vuçiç e ka cilësuar Kinën “si mike të dashur” duke konfirmuar angazhimi ndaj parimit të “Një Kine”. 

Po këto ditë, ministri i Jashtëm serb, Marko Djuriç, ka njoftuar se viziton Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me homologun e tij, Marco Rubio. 

“Kjo vizitë është një mundësi e jashtëzakonshme për Serbinë… vetë fakti se unë si ministër jam këtu praktikisht si një ndër njerëzit e parë nga rajoni në kontakt me administratën aktuale amerikane, është një akt respekti dhe një dëshirë e sinqertë për ndryshime për mirë”.

Djuriç ka folur për një “kthim të faqes në marrëdhëniet serbo-amerikane”, zhvillim ky që do të reflektohet herët apo vonë edhe në menaxhimin e krizës me Kosovën. Dialogu me këtë të fundit duket se do të jetë edhe njëherë pjesë e angazhimit amerikan dhe britanik, nisur nga dështimi i BE-së për të imponuar një zgjidhje. Vizita e Përfaqësueses së Lartë të Be-së Kaja Kallas në muajin maj në Ballkan, nuk ka dhënë ndonjë rezultat, ndërkohë që dje, e Dërguara e Posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, ka folur për këtë temë me presidentin Vuçiç.

Në një postim në rrjetin X, Pierce ka nënvizuar se riaktivizimi i dialogut Serbi-Kosovë, do të duhet të ecë në platformën e ndërtuar tashmë nga formati europian, ndonëse për të ka patur shumë rezerva. Pierce shton se ka ftuar Serbinë në takimin e radhës në kuadër të Procesit të Berlinit në muajin tetor në Britani.

Në pamje të parë duket se opsionet diplomatike dhe politike për Serbinë janë rihapur dhe zgjeruar sërish por për të shkuar nga ky realitet drejt një zgjidhjeje me Kosovën, që është çështje e rëndësishme për Ballkanin, do të duhet të pritet edhe sqarimi i krizës politike në Prishtinë, sikurse edhe çfarë do të rezultojë nga takimi i afërt Trump - Putin. Nga kjo rezultante përcaktohet pozita negociuese e secilit dhe duhet thënë se Vuçiç po rikonfirmon se është ekuilibrist i aftë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy