Numri i lartë i rasteve të reja çon në mbyllje Republikën Çeke

Numri i lartë i rasteve të reja çon në mbyllje Republikën Çeke

Numri i lartë i rasteve të reja me Covid gjatë diëve të fundit e ka detyruar Çekinë të shkojë drejt mbylljes së pjesshme.

Nga data 14 tetor, me vendim qeverie, të gjitha restorantet, baret dhe klubet do të mbyllen deri më 3 nëntor. Të gjitha shkollat, përveç kopshteve, do të mbyllen deri më 2 nëntor dhe do të kalojnë në mësime online. Po ashtu, do të kufizohet edhe shoqërimi në publik, nuk mund të rrinë bashkë më shumë se gjashtë veta.

Masat vijnë një javë pas një pakete tjetër shtrënguese që bëri të detyrueshme  përfshirë mbylljen e palestrave, pishinave, kinemave, teatrove dhe muzeve.

Javën e kaluar, Çekia ka regjistruar rekord të rasteve me koronavirus brenda një dite: mbi 8 600, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spitale është rritur për 76 për qind. Janë mbi 2 mijë njerëz që po marrin trajtim në spitalet çeke.

Aktualisht në Republikën Çeke 62 000 raste mbeten aktive, ndërsa 1 051 pacinetë kanë humbur jetën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy